Vetëplagoset një person në Vushtrri

Kronikë e zezë

Vetëplagoset një person në Vushtrri

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një person dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:10.

Për shkak të plagës që dyshohet se ia ka shkaktuar vetës nga arma e zjarrit, ai është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.

Dy dëshmitarë që kishin qenë me të në momentin kritik, u kanë thënë hetuesve policorë që ai kishte qenë duke manipuluar me armë në veturën e tij, e cila për një momenti ishte shkrepur, duke i shkaktuar plagë.

Ndërkohë, mjekët kanë deklaruar se gjendja e tij është stabile.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur arma me pesë fishekë dhe gëzhoja e shkrepur.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri, në rrugën nacionale.

Ndërkaq, rasti është hapur si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat