​Arrestohet edhe një person i dyshuar për zjarrvënie

Kronikë e zezë

​Arrestohet edhe një person i dyshuar për zjarrvënie

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar tjetër në Zubin Potok.

Veprimet e mëtejme ligjore do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent, thuhet në një njoftim për media.

Ndërkohë Policia e Kosovës po vazhdon angazhimet e saj në asistencë për shuarje të zjarreve me topa të ujit.

Ditëve të fundit në Kosovë kanë shpërthyer zjarre, në shuarjen e të cilave po marrin pjesë FSK-ja, e ndihmuar nga policia dhe KFOR-i. Zjarre të tilla janë raportuar në Bjeshkët e Rugovës, Malet e Sharrit, zonën e Suharekës, Shtimes etj.

Ndryshe, sot policia ka arrestuar një person, të dyshuar për zjarrvënie në Babimovc të Obiliqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat