Njëzetë vetura përfshihen nga zjarri në Gjakovë

Kronikë e zezë

Njëzetë vetura përfshihen nga zjarri në Gjakovë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Të hënë 20 vetura janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se zjarrfikësit kanë dalë në lokacion dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë, 02.08.2021 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se janë përfshirë nga zjarri 20 vetura që papërdorura. Zjarrfikësit kanë dalë në lokacion dhe e kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin e PK-së.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat