Policia në Skenderaj arreston personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Kronikë e zezë

Policia në Skenderaj arreston personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Stacioni Policor në Skenderaj ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata për grabitje.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Sot më datë 03.08.2021 Policia në Skenderaj ka realizuar urdhëresën me nr. ED.nr.99/21, ku në njërin nga fshatrat e Komunës së Skenderajt pas identifikimit, zyrtarët policorë kanë arrestuar të dyshuarin Z.V, shtetas i Republikës së Kosovës.

I cili ishte në kërkim me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata kompetente për veprën penale ‘Grabitje’”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat