Arrestohet një 39 vjeçar në Prishtinë, i dyshuar për disa vjedhje të rënda

Kronikë e zezë

Arrestohet një 39 vjeçar në Prishtinë, i dyshuar për disa vjedhje të rënda

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë për disa vjedhje të rënda.

Arrestimi i tij është bërë në rajonin e Prishtinës, ndërsa rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme.

Personi i dyshuar V.Gj, 39 vjeç me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Sot hetuesit e stacionit Policor Qendra, pas një pune të gjatë hetimore, kanë arrestuar një person të dyshuar për për disa raste të vjedhjeve të rënda.
Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
Personi i dyshuar :
V. Gj, mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim të prokutorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 8 raste të vjedhjeve ku i njëjti, dyshohet të jetë i përfshirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat