Brenda 24 orëve, tre shtëpi digjen nga rryma në Suharekë

Kronikë e zezë

Brenda 24 orëve, tre shtëpi digjen nga rryma në Suharekë

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 10:38
Ilustrim

Brenda 24 orëve të fundit në Suharekë janë përfshirë nga zjarri tre shtëpi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Mushtisht, ku si pasojë e rrymës elektrike një shtëpi është përfshirë nga zjarri.

Në rrethana thuajse të njëjta janë përfshirë nga zjarri edhe shtëpitë në fshatrat Gjinoc dhe Sallagrazhd.

Raportet e policisë mbi këto raste:

Fsh.Mushtisht, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar  dhe më pasë janë përfshi edhe dy stalla të dy ankuesve tjerë meshkuj kosovarë. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Fsh.Gjinoc, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar .Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Fsh. Sallagrazhd, Suharekë, 05.08.2021-13:50. Ankuesi mashkull kosovar njofton se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri kulmin i një shtëpi ndihmëse . Në vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat