Katër shtëpi e tri stalla raportohet të jenë djegur për 24 orë në Kosovë

Kronikë e zezë

Katër shtëpi e tri stalla raportohet të jenë djegur për 24 orë në Kosovë

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar katër shtëpi dhe tri stalla të djegura.

Në Suharekë sipas policisë si pasojë e rrymës elektrike janë djegur dy shtëpi dhe dy stalla.

Në Ferizaj është raportuar për djegie të një shtëpie dhe të një stalle dhe ushqimi të bagëtive, këto të fundit sipas policisë janë djegur si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Edhe në Malishevë e Podujevë po ashtu është raportuar për djegie të nga një shtëpie. E rrethanat që dërguan deri te këto djegie ende nuk dihen.

Sipas policisë përveç dëmeve materiale në asnjërin rast nuk është raportuar për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat