Në Suharekë babai e kërcënon djalin me pushkë gjuetie pas një mosmarrëveshje

Kronikë e zezë

Në Suharekë babai e kërcënon djalin me pushkë gjuetie pas një mosmarrëveshje

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 15:54
Ilustrim

Dje në komunën e Suharekës është raportuar për dhunë në familje si shkak i mosmarrëveshjes së djalit me babanë e tij.

Policia me anë të raportit 24-orësh, ka njoftuar se rreth orës 15:00, është njoftuar nga viktima mashkull (kosovar) se ka pasur një mosmarrëveshje me babanë e tij.

I njëjti ka rrëfyer se babai i tij e ka kanosur me një pushkë gjuetie.

Më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar një pushkë gjuetie me leje të skaduar, dhe në konsultim me prokurorin sipas raportit te policisë rasti shkon ne procedurë te rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat