Policia për pesë javë konfiskon 60 armë në ahengje

Kronikë e zezë

Policia për pesë javë konfiskon 60 armë në ahengje

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Policia e Kosovës më 2018 kishte lansuar një video me mesazhin se shkrepja e armës në ahengje mund të sjellë tragjedi.

Por, edhe tre vjet më pas kjo fushatë nuk ka arritur efektin e duhur pasi që ky fenomen po vazhdon të ndodhë në ndejat që po mbahen.

Vetëm sivjet, nga 28 qershori deri më 4 gusht, policia ka konfiskuar 50 revole dhe 10 armë të gjata, derisa ka arrestuar 39 persona në ndeja të ndryshme në lidhje me këtë dukuri.

Një fenomen i tillë sipas psikologut Arbër Zeka vjen si pasojë e lidhjes që në të kaluarën populli kosovar ka pasur me armën.

Por, për rritjen e vetëdijesimit fushata të tilla sipas njohësit të marrëdhënieve me publikun, Dardan Hasku, duhet të bëhen më shpesh dhe ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat