Në Gjilan përfshihen nga zjarri 20 hektarë

Kronikë e zezë

Në Gjilan përfshihen nga zjarri 20 hektarë

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth 20 hektarë janë përfshirë nga zjarri.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur dje në fshatin Bukovic të Gjilanit, rreth orës 11:23.

Tutje, policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit.

“Fsh. Bukovik, Gjilan 07.08.2021 – 11:23. Është raportuar se rreth 20 hektar janë përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat