Qëllojnë me armë zjarrin rojën e shtëpisë

Kronikë e zezë

Qëllojnë me armë zjarrin rojën e shtëpisë

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 09:07
Ilustrim

Një burrë që ka qenë i angazhuar si roje në një shtëpi në Qagllavicë është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Qagllavicë,09.08.2021-16:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i angazhuar si roje në shtëpinë pronarit mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarrit  nga persona të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse  ku kanë gjet dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë të kalibrit 9 mm.

Me urdhër të prokurorit është bastisur një lokacion, por nuk është gjetur as personi e as ndonjë provë material”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat