Gjuajti me kallash në një kafiteri, intervenon policia

Kronikë e zezë

Gjuajti me kallash në një kafiteri, intervenon policia

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Të hënën rreth orës 21:00, policia ka pranuar një informatë se në fshatin Siboc të Podujevës, në një kafiteri ka të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar.

Njësitë policore kanë dalë në atë lokacion dhe gjatë vezhgimit në parkingun e kafiterisë kanë vërejtur të dyshuarin duke shtënë me armë zjarri në ajër.

Njësia policore ka konfiskuar një armë të tipit AK-47 me një karikator, 19 plumba të cilët i kanë konfiskuar me listen e provave materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar. Për rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat