Nga Ibri te Kraleva u nxor një trup pajetë, nuk dihet identiteti i tij

Kronikë e zezë

Nga Ibri te Kraleva u nxor një trup pajetë, nuk dihet identiteti i tij

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Gazeta “Telegraf” ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit nga lumi Ibër te Kraleva është nxjerr një trup pajetë i një personi mashkull, identiteti i të cilit nuk dihet, transmeton “Bota Sot”.

Sipas njoftimeve të deritashme, nuk dihet identiteti i këtij personi, ndërkohë që nuk jepen detaje tjera rreth gjurmëve të dhunës ndaj tij apo moshës së këtij personi.

Trupi këtij personi të paidentifikuar, sipas informatave nga policia është gjetur sot në lumin Ibër në afërsi të qendrës së Kralevës, nga ana e ashtuquajtur ana e peshkimit, siç njihet në atë pjesë.

Trupi i këtij personi është nxjerr nga pjesëtarët e shpëtimit në ujë nga sektori për situata të jashtëzakonshme.

Pjesëtarët e policisë në Kralevë janë duke kryer shikimin e vendngjarjes dhe bazuar se nuk ka dokumente identifikimi, por edhe për çështje hetimi të mëtejmë është urdhëruar kryerja e obduksionit për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat