Arrestohen dy persona në Cërnicë të Gjilanit, organizuan bixhoz të paligjshëm

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Cërnicë të Gjilanit, organizuan bixhoz të paligjshëm

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 09:38
Ilustrim

Dy persona mbrëmjen e së enjtes janë arrestuar në fshatin Cërnicë të Gjilanit me dyshimin se të njëjtit kanë organizuar bixhoz të paligjshëm në lokalin e tyre.

Polica kanë njoftuar se në lokalin e tyre janë gjetur 2 aparate të lojërave të fatit, pajisje kompjuterike, para të gatshme 5 mijë e 115 euro dhe 360 franga zvicerane.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur. Gjatë kontrollit në lokalin i cili ishte pronë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy (2) aparate të lojërave të fatit, pajisje kompjuterike si dhe para të gatshme 5115 €, dhe 360 franga Zvicerane. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat