Pesë të lënduar në aksident komunikacioni, në Grashticë

Kronikë e zezë

Pesë të lënduar në aksident komunikacioni, në Grashticë

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Grashticë të Prishtinës, pesë persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Grashticë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat