​Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe qëllonte me armë zjarri në ajr, arrestohet

Kronikë e zezë

​Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe qëllonte me armë zjarri në ajr, arrestohet

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 11:44
Ilustrim

Një 31 vjeçar është arrestuar në Shijak të Durrësit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe qëllonte me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve.

Sipas Policisë, pas një telefonate nga qytetarët se në Shijak, një shtetas po xhironte gomat e makinës dhe qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.

“Forcat e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Forcat Shqiponja dhe shërbimet e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit Emiljano Norja, 31 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale "Mbajtje e lëndëve narkotike".

Ky shtetas ditën e djeshme rreth orës 20:00, në qytetin e Shijakut, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Audi", ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 23 fishekë dhe automjeti me të cilën ky shtetas qarkullonte. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat