Djegia e tri veturave në Pejë, Policia jep detajet

Kronikë e zezë

Djegia e tri veturave në Pejë, Policia jep detajet

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 10:08
Foto

Tri vetura janë përfshirë nga zjarri të martën në Pejë, ndërsa Policia e Kosovës sot ka dhënë detajet e rastit.

Tri veturat janë përfshirë nga zjarri të martën rreth orës 19:00 në Pejë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka vërejtur një tym te kontejnerët, ku më pas janë përfshirë nga zjarri tre vetura me targa vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, eksperti i zjarreve dhe njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin”, thuhet në raport.

Sipas raportit, dëmet janë të konsiderueshme pasi që dy nga veturat janë djegur tërësisht dhe vetura tjetër pjesërisht.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat