Arrestohet një person në Gjakovë, organizonte lojëra të fatit në lokalin e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Gjakovë, organizonte lojëra të fatit në lokalin e tij

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në Gjakovë, i cili dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, në lokalin e tij, në rrugën “Dëshmorët e Morinës”.

Policia ka gjetur në lokalin e të dyshuarit karta bixhozi, shënime për parashikimet e lojërave futbollistike, dy telefona, 4078 euro.

Si dhe 100 franga zvicerane.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat