Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e menaxherit të këngëtares Tayna

Kronikë e zezë

Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e menaxherit të këngëtares Tayna

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 09:38
Rinor Hykolli

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të menaxherit të këngëtares Tayna, Rinor Hykolli.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga një komunikatë për media nga Policia e Kosovës (PK), ku thuhet se Hykolli po kërkohet me arsyetimin se ka kryer veprën penale të lëndimit të rëndë trupor.

Në njoftimin e PK-së janë bashkëngjitur edhe të dhënat personale dhe fotografia e të dyshuarit Hykolli.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia ka publikuar numrat e telefonit për të njoftuar nëse e kanë informacione për Rinor Hykollin.
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 0280 330-061-Drejtoria Rajonale Gjilan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat