Lezhë/ Tentoi të kultivojë kanabis, pas hetimit 1-mujor vihet në pranga autori

Kronikë e zezë

Lezhë/ Tentoi të kultivojë kanabis, pas hetimit 1-mujor vihet në pranga autori

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 09:59
Ilustrim

Policia e Lezhës ka goditur një rast të tentativës së kultivimit të bimëve narkotike dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar.

"Pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kallmet, Lezhë po kultivoheshin bimë narkotike, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Zef Kola, banues në fshatin Kallmet, Lezhë," informon policia.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar , në vendin e quajtur " Stani i Zekës ”, Njësia Administrative Kallmet, Lezhë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat