Goditi me veturë këmbësoren, arrestohet shtetasi i Francës në Prishtinë

Kronikë e zezë

Goditi me veturë këmbësoren, arrestohet shtetasi i Francës në Prishtinë

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 10:15
Ilustrim

Një shtetas i Francës është arrestuar mbrëmë në Prishtinë.

Kjo për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e kishte goditë këmbësoren- viktimën femër kosovare, e cila si pasojë kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

I dyshuari pasi e kishte shkaktuar aksidentin me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat