Tri raste të dhunës në familje dje në Kosovë

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje dje në Kosovë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 06:35
Ilustrim

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit, në fshatin Pridvoricë të Zubin Potokut, është arrestuar një person pasi që dyshohet se në gjendje të dehur kishte sulmuar bashkëshorten e tij.

Po ashtu, në Deçan dhe në Kaçanik kanë ndodhur rastet e dhunës në familje, ku dyshohet se dy persona kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat