Aksident i rëndë në Gjakovë, një i vdekur dhe pesë të lënduar, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Gjakovë, një i vdekur dhe pesë të lënduar, policia jep detaje

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

(E plotësuar 23:18) - Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Hereq të Komunës së Junikut, ku si rezultat një person mbeti i vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nystret Gjurkaj.

“Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën lokale të fshatit Hereq në Komunën e Junikut. Si rezultat i aksidentit pesë persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa një i vdekur”, ka konfirmuar Gjurkaj.

Tutje, Gjurkaj tregoi se deri të aksidenti ka ardhur për shkak të shpejtësisë dhe mospërshtatjes së kushteve rrugore.

“Vetaksidenti ka ndodhur për shkak se mospërshtatjes së kushteve rrugore dhe tejkalimit të shpejtësisë”, ka thënë Gjrukaj.

***

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Hereq të Gjakovës.

Si rezultat një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nystret Gjurkaj.

“Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Hereq të Gjakovës ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar”, ka thënë Gjurkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat