Për 24-orë shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë

Kronikë e zezë

Për 24-orë shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24-orëve kanë pranuar shtatë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të Kosovës.

Rastet kanë ndodhur në Obiliq, Podujevë, Malishevë, Gjakovë, Vushtrri e Zubin Potok.

Detaje nga raporti i PK-së:

Obiliq 21.08.2021 – 03:36. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Podujevë (NN) 21.08.2021 – 15:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tre familjarëve të tij dy femra dhe një mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar ndihmë mjekësore. I dyshuari gjendet në arrati.

Obiliq 21.08.2021 – 18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

Malishevë 21.08.2021 – 11:10.  Viktima femër kosovare, ka raportuar se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë 21.08.2021 – 09:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes veti dy të dyshuara femra kosovare. Të njëjtat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri 21.08.2021 – 11:56. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta sulmoj fizikisht. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Zubin Potok 20.08.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka shkaktuar dhunë familjare ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat