Arrestohet një person në Shtime për kërcënim me armë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Shtime për kërcënim me armë

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 21:40
Arma e konfiskuar

Policia e Kosovës ka arrestuar në Shtime një 30-vjeçar me inicialet A.F., pasi dyshohet të ketë kërcënuar me armë zjarri një person tjetër.

Stacioni policor në Shtime, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 18:00 ka pranuar një informacion se A.F., pas një mosmarrëveshje me personin tjetër me inicialet L.S (31), këtë të fundit e kërcënon me armë zjarri.

Në lidhje me këtë policia, të dyshuarin e shoqëron në stacionin policor në Shtime dhe pasi intervistohet, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, rasti mbetet për trajtim të mëtejmë hetimor nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor në Shtime. I dyshuari është liruar për procedurë të rregullt, ndërkaq i konfiskohet një pushkë automatike AK-47.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat