​Brenda një dite 6 gra u sulmuan fizikisht nga bashkëshortët e tyre

Kronikë e zezë

​Brenda një dite 6 gra u sulmuan fizikisht nga bashkëshortët e tyre

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Dhuna në familjet kosovare vazhdon të mbetet shqetësuese.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës ndaj grave në Kosovë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, theksohet se në të gjitha rastet e raportuara viktima janë gratë, të cilat janë dhunuar nga bashkëshortët e tyre.

Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës për dhunën në familje:

Fushë Kosovë (NN) 23.08.2021–00:36. Viktima femër, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Fushë Kosovë 13.08.2021 –NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese viktimës femër kosovare ish bashkëshortes së tij. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Lipjan 23.08.2021–19:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar ,rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë (NN) 23.08.2021–21:00. Në bazë të urdhëresës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vepre e cekur më lartë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Pejë, 23.08.2021 –18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar viktimë femër kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore . Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Vushtrri 22.08.2021 –21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj e kishte përdorur dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat