Arrestohen shtatë burra pasi i rrahën gratë e tyre

Kronikë e zezë

Arrestohen shtatë burra pasi i rrahën gratë e tyre

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Në raportin 24 orësh të policisë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Në shtatë raste janë arrestuar shtatë burra pasi në kanë sulmuar bashkëshortet e tyre.

Katër raste të dhunës janë vetëm në rajonin e Prishtinës, një në rajonin e Pejë, një në Vushtrri dhe një në Suharekë.

Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë.

“Viktima femër, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport,

Një rast tjetër është raportuar në Fushë Kosovë, ku është arrestuar një burrë pasi i ka dërguar mesazhe kërcënuese ish-bashkëshortes së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte dërguar mesazhe  me përmbajtje kërcënuese viktimës femër kosovare ish bashkëshortes së tij. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet  në raport.

Ndërsa në Lipjan një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj i ka shkaktuar dunë fizike dhe psikike.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar ,rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

Në Prishtinë është arrestuar një person pasi ka kryer veprën penale dhunë në familje.

“Në bazë të urdhëresës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vepre e cekur më lartë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Ndërsa në Pejë një person e ka sulmuar një grua duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar viktimë femër kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore . Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në raport.

Një rast tjetër i dhunës ka ndodhur në Vushtrri ku një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka përdorur dhunë.

“Viktima femër  kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje  bashkëshorti i saj e kishte përdorur dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte”

Ndërsa në Suharekë një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti saj e ka kanosur përmes telefonit.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, përmes telefoni i dyshuari e kishte kanosur. Në lidhje me rastin i dyshuari është arrestuar  pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të gjitha rastet janë cilësuar si dhunë familjare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat