Vetë aksident trafiku në Gjakovë, vdes një person

Kronikë e zezë

Vetë aksident trafiku në Gjakovë, vdes një person

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Sot me datë 24.08.2021 rreth orës 12:40 ka ndodhur një vetë aksident trafiku në fshatin Bistrazhin, meqë rast drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij gjatë lëvizjes në rrugë me pjerrtësi gjatësore (teposhtë) dhe pasi është rrotulluar me mjet në anën djathtë jashtë rrugës ka përfunduar në hendek.

Policia e Kosovës thotë se të gjithë të lënduarit në aksident, vozitësi dhe tre pasagjerët janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë.

Fillimisht sipas mjekëve të gjithë të lënduarit kishin lëndime të lehta trupore dhe me vetëdije, mirëpo pas një kohe mjeku kujdestar ka njoftuar se një nga te lënduarit rreth moshës 60 vjeçare ka ndërruar jetë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit dhe hetimet e trafikut Rajonal janë duke u marrur me hetimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat