Babai nën ndikimin e alkoolit kërcënon djalin me thikë

Kronikë e zezë

Babai nën ndikimin e alkoolit kërcënon djalin me thikë

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 23:10
Ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar ditën e sotme në komunën e Prizrenit më saktësisht në fshatin Romajë.

Babai i vitit të lindjes 1953 me inicialet Sh.D ka kërcënuar djalin e tij B.D i moshës 28 vjeçar.

Pasi që viktima kishte deklaruar se i dyshuari kishte kanosur se do ta ther me thikë për shkak se kishte refuzuar që t’ia merrte pensionin dhe se po i shpenzonte në alkool.

Tutje të dyshuarit i është matur edhe niveli i alkoolit dhe se ka rezultuar 0.54 promilë.

I njëjti është përsëritës i veprave të dhunës në familje, për cka edhe janë njoftuar njësitet e hetimeve rajonale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat