​Gjest i mirë i katër fëmijëve, kuletën e gjetur e dorëzojnë në polici

Kronikë e zezë

​Gjest i mirë i katër fëmijëve, kuletën e gjetur e dorëzojnë në polici

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Katër të rinj- fëmijë të cilët e kanë gjetur kuletën me dokumentacion dhe me një shumë të hollave i kanë dorëzuar në Stacionin Policor në Vushtrri.

Ky gjest i mirë, është raportuar dje rreth orës 14:30 nga të rinjtë të cilët deri sa ndodheshin në rrugën “Skënderbeu” afër shkollës “Mustaf Venhari”, kanë gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të hollave.

Policia nëpërmjet një njoftimi thotë se pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, të njëjtat ia ka dorëzuar pronarit, me ç’rast i njëjti ka falënderuar katër të rinjtë (fëmijët) dhe Policinë e Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë iu është mirënjohëse katër të rinjve (fëmijëve) për gjestin e ndërgjegjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat