Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 22:13
Marihuanë

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje të armatosur.

Sipas Policisë, Rasti ka ndodhur me datën 23 gusht 2021 në Fushë Kosovë, saktësisht në një pompë derivatesh.

Progresi i hetimit policor për këtë rast ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar:

• A. A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe

• P. O, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes.

Në koordinim më prokurorin hetuesit policor kanë kryer edhe bastisje në dy lokacione, ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë:

-një sasi të substancës narkotike (marihuanë).

Personat e dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat