Organizoi lojëra të fatit brenda lokalit, arrestohet një person në Gjilan

Kronikë e zezë

Organizoi lojëra të fatit brenda lokalit, arrestohet një person në Gjilan

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar dje një person në Fshatin Velekinicë të Gjilanit pasi në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit.

Gjatë kontrrollës së policisë në lokal janë hasur 10 persona, 7 prej tyre duke luajtur poker.

Në tavolinën e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar zhetonë të plastikës të cilat zëvendësojnë monedhat për lojë.

Me urdhër të prokurorit  të dyshuarit – pronarit të lokalit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat