Kapet me pushkë gjuetie, arrestohet 23-vjeçari nga policia

Kronikë e zezë

Kapet me pushkë gjuetie, arrestohet 23-vjeçari nga policia

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje një person në Ferizaj, pasi të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me tri fishekë.

Sipas policisë, 23-vjeçari ne vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti penal ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’.

Postimi i plotë:

Njësia e Reagimit të Shpejtë, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 22:30 në një fshat të Ferizajt, derisa ishte në pikë kontrolli , ka ndaluar një automjet civil të udhëtarëve, me targa vendore dhe gjatë kontrollimit , shoferit iu është gjetur në automjet një pushkë gjuetie me 3 fishek.

Në lidhje me këtë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq është konfiskuar edhe arma .

Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të Prokurorit kujdestar , të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari L.E (M/K) i moshës 23 vjeçar , lirohet në procedurë të rregullt dhe iniciohet rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’

Ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat