Ky është i dyshuari që plagosi tre persona në Prishtinë

Kronikë e zezë

Ky është i dyshuari që plagosi tre persona në Prishtinë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 13:12
Ilustrim

Tre persona kanë mbetur mbrëmë të plagosur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Të njëjtit u dërguan në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Policia ka njoftuar se i dyshuari është kapur, si dhe ka dhënë detaje për rastin

Ndërsa, mësohet se i dyshuari është Kushtrim Ajeti.

Lidhur me këtë rast ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë, “i dyshuari për shkaqe ende të panjohura kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave  meshkuj  kosovarë të cilët janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në të njëjtin rast lëndime  trupore nga thika kishte marr edhe një person tjetër viktima mashkull  kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor”.

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit dhe dy thika. Kurse nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 3 fishekë, armë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat