Dy djemtë rrahin nënën e tyre, e bëjnë për spital

Kronikë e zezë

Dy djemtë rrahin nënën e tyre, e bëjnë për spital

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 09:01
Ilustrim

Mbrëmë në Prizren, rreth orës 19:37, një viktimë femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e saj.

Nga sulmi fizik, viktimës i janë shkaktuar lëndimet të lehta trupore dhe ajo ka pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion të policisë, janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar mbahen për gjashtë (6) orë në stacion policor dhe pastaj lirohen në procedurë të rregullt.

Njoftimi: 

Prizren, 28.08.2021-19:37. Viktima femër kosovare ka  raportuar se pas një mosmarrëveshje me dy djemtë e saj, ata e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion të policisë, janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar mbahen për gjashtë (6) orë në stacion policor dhe pastaj lirohen në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat