Ra në greminë derisa po mblidhte boronica, burrin nga Prizreni e gjen e papritura

Kronikë e zezë

Ra në greminë derisa po mblidhte boronica, burrin nga Prizreni e gjen e papritura

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Një burrë ka vdekur në Prizren, pasi ka rënë në një greminë derisa po mblidhte boronica.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se rënja në greminë ka ndodhur në rrethana të panjohura.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë mbledhjes së boronicave në mal, në rrethana të pa njohur ka rënë në një greminë dhe si pasojë ka vdekur”, thuhet në raport.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat