Nuk i fali shpullën në publik, kamerat e lokalit dhe dëshmia e Begajt identifikuan autorin e plagosjes

Kronikë e zezë

Nuk i fali shpullën në publik, kamerat e lokalit dhe dëshmia e Begajt identifikuan autorin e plagosjes

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 08:54
Ilustrim

Një shpullë në publik dyshohet se ka qenë arsyeja e plagosjes me armë zjarri të Edison Begaj në Kaninë të Vlorës në maj të këtij viti.

Burimet nga policia e Vlorës bëjnë me dije për Ora News se autori i dyshuar Mitri Prifti e ka plagosur Edison Begajn për arsye të një sherri të mëparshëm banal.

Sipas burimeve, disa ditë para ngjarjes të dy personat janë konfliktuar në një lokal në zonën e Lungomares ku Edison Begaj e ka goditur 36- vjeçarin me shpullë në publik. Ky i fundit se ka falur këtë gjë dhe më pas ka tentuar ta vrasë.

Mendohet se ai moment është filmuar nga kamerat e lokalit në fjalë, i cili ka qenë kyç për zbardhjen e ngjarjes.

Element tjetër mjaft i rëndësishëm në zbardhjen e saj ka qenë edhe dëshmia e Begajt në polici, i cili ka treguar në lidhje me konfliktin në momentet e para pas ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat