Arrestohet një femër në Fushë Kosovë, i rreh familjarët e saj

Kronikë e zezë

Arrestohet një femër në Fushë Kosovë, i rreh familjarët e saj

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Është arrestuar një femër në Fushë Kosovë, pasi e njëjta dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të saj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, e dyshuara ishte në gjendje të dehur kur ka kryer sulmin.

“Fushë Kosovë 30.08.2021 – 21:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare për arsye se e njëjta në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht nënën dhe familjarët e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat