Aksident në Llapashticë të Podujevës, 3 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Llapashticë të Podujevës, 3 të lënduar

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30 në fshatin Llapashticë të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, është shprehur Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat