​Zjarri përfshinë 10 hektarë tokë në Kamenicë

Kronikë e zezë

​Zjarri përfshinë 10 hektarë tokë në Kamenicë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 10:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka përshirë dje fushat e Shipashnicë e poshtme, Kollolec, Dajkoc dhe Muçivërc të Kamenicës.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë vërejtur se zjarri ishte në rritje.

Njësiti i zjarrfikësve fillimisht ka shuar zjarrin, mirëpo më vonë është përhapur duke u zgjeruar dhe ka përfshirë një sipërfaqe rreth 10 hektarë.

Zjarri është futur nën kontroll nga Njësiti i zjarrfikësve. Nuk raportohet për të dyshuar.

Kurse, në fshatin Budrigë të Vitisë, është raportuar se nga zjarri i janë përfshirë dy stalla të shtazëve. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat