Sulmoi brutalisht tri vajza në mes të Prishtinës, Prokuroria merr vendim për L.V.

Kronikë e zezë

Sulmoi brutalisht tri vajza në mes të Prishtinës, Prokuroria merr vendim për L.V.

Nga: M.L. Më: 3 shtator 2021 Në ora: 17:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njoftoi se pas veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, është arrestuar dhe ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet L.V., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të KPRK-së dhe “Ngacmimi seksual”, nga neni 183 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

"Rasti ka ndodhur më 1 shtator 2021, në Rr. “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë, rreth orës 19:00, ku i dyshuari i lartcekur ka sulmuar me grushte dhe një mjet të fortë tri vajza", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu, Prokuroria Themelore njofton se ka inicuar hetime edhe ndaj një personi të përfshirë në këtë rast, në drejtim të veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të KPRK-së, që do të trajtohet në procedurë të rregullt.

"Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave", përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat