Po kontrabandonin 23 sirianë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Po kontrabandonin 23 sirianë, arrestohen dy persona

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 09:53
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Drenas pasi janë kapur duke kontrabanduar 23 sirianë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se në automjetin e tyre kombi me targa vendore me të cilin kishin qenë duke udhëtuar, njësiti policor gjatë kontrollit ka gjetur 23 persona shtetas të Sirisë.

Me shtetasit sirianë është marr njësiti përkatës i Drejtorisë së Migrimit, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat