Arratiset një i paraburgosur

Kronikë e zezë

Arratiset një i paraburgosur

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot është arratisur nga i paraburgosur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike.

Zëdhënsi i SHKK’së, Florent Gashi ka thënë se i arratisuri ishte pranuar në paraburgim më 3 shtator të këtij viti dhe akuzohet për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 10:45, nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i paraburgosuri I. SH. I njëjti  është pranuar në paraburgim -IPFK më 03.09.2021,  dhe akuzohet për vepren penale lendim i lehtë trupor.

Aktualisht, jemi duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndersa për rastin janë njoftuar Policine e Kosoves”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat