Këta janë dy vëllezërit që u plagosën në shkodër pas një sherri për pronën

Kronikë e zezë

Këta janë dy vëllezërit që u plagosën në shkodër pas një sherri për pronën

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Është zbardhur plagosja e dyfishtë e ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Fshatin e Ri në Shkodër.

Sipas policisë, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi  Lad Gruda., 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku Xhevahir Fikaj, ka plagosur me armë zjarri pistoletë  Ilir Grudën., 41 vjeç  vëllain e 34 vjeçarit Lad Gruda. Më pas dy vëllezërit janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat