Policia e Kosovës kthen mbrapsht shtetasin serb në kufi, kjo është arsyeja

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës kthen mbrapsht shtetasin serb në kufi, kjo është arsyeja

Nga: M.L. Më: 8 shtator 2021 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Zyra për informim e Policisë së Kosovës njoftoi se zyrtarët policor kanë kthyer në kufi një shtetas të Serbisë, pasi i njëjti tentoi të të hynte në Republikën e Kosovës me test të falsifikuar të COVID-it.

Zyrtarë policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, më 08.09.2021 rreth orës 07:40, gjatë kontrollimit të dokumentacionit përkatës përfshirë edhe dokumentacionin që kërkohet bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë, pas dyshimeve të bazuara për falsifikim dokumenti, kanë ndaluar një shtetas të Serbisë në vijën e dytë për kontrollim më të detajuar të dokumentacionit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi serb A.D., (viti i lindjes 2001, mashkull), ka prezantuar tek autoritetet policore një dokument, vërtetim të testit RT-PCR Test Sars-CoV-2, që mban datën 06.09.2021, i lëshuar në Novi Pazar. Gjatë bisedës me personin në fjalë, ai pranon se testi është i falsifikuar dhe se të njëjtin e ka ‘punuar’ vetë në shtëpinë e tij.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, bazuar në rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarit iniciohet rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikim i dokumentit’. Dokumenti konfiskohet nga ana e policisë, rasti bazuar në aktvendimin e prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt dhe i dyshuari kthehet për në Serbi”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat