Kërcënoi policët pas shqiptimit të një tikete

Kronikë e zezë

Kërcënoi policët pas shqiptimit të një tikete

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 10:26
Ilustrim

Një person është arrestuar mbrëmë në Podujevë, pasi që pas shqiptimit të një tikete për mosrespektim të orës policore i njëjti ishte revoltuar dhe ka kanosur zyrtarin policor.

Gjatë transportimit me veturë zyrtare i dyshuari ka vazhduar t’i kanos zyrtarët policorë dhe me këmbë e ka goditur dhe e ka dëmtuar derën e veturës së policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Me vendim të tij, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat