Zjarr në një barnatore në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Zjarr në një barnatore në Prishtinë, Policia jep detaje

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 09:12
Zjarr në një barnatore në Prishtinë

Sot në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një barnatore në Ulpianë.

Lajmin e ka konfimruar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje, Ahmeti ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar.

Në ora 03:05, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Me rastin i cili është cilësuar si zjarrvënie po merret Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë”, njofton Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat