Ra nga hoteli ‘Rogner’, vdes djali i ri në qendër të Tiranës

Kronikë e zezë

Ra nga hoteli ‘Rogner’, vdes djali i ri në qendër të Tiranës

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 17:02
Hotel Rogner

Një djalë në moshë të re ka vdekur sot në qendër të Tiranës pasi gjendej tek hotel Rogner dhe ra prej tij.

Ngjarja ndodhi para pak minutash në hotelin Rogner bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, raporton noa.al.

Të dhënat paraprake flasin se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç.

I riu është dërguar në spital ku u raportua se ai ka humbur jetën për shkak të plagëve fatale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Noa.al kërkoi më shumë informacion nga hoteli Rogner por përfaqësues të saj hezituar të flasin për këtë çështje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat