Kapen tre persona duke vjedhur drunjtë në bjeshkët e Kaçanikut

Kronikë e zezë

Kapen tre persona duke vjedhur drunjtë në bjeshkët e Kaçanikut

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 10:19
Ilustrim

Policia e Kosovës ka kapur tre persona duke vjedhur drunj në bjeshkët e Kaçanikut.

M.L i moshës 34 vjeçar , XH.R i moshës 36 vjeçare dhe Q.R i moshës 26 vjeçare , të cilët pasi janë intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 për procedura të mëtejme hetimore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj është zotuar do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të drunjve, si dhe apelon te qytetarët që sa herë të hasin persona që presin, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunj të njoftojnë menjëherë policinë në stacionin më të afërt apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat