Në Podujevë digjen disa hektarë të malit dhe 10 hektarë hamullore

Kronikë e zezë

Në Podujevë digjen disa hektarë të malit dhe 10 hektarë hamullore

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 10:25 në fshatin Terrinave të Podujevës, është përfshirë nga zjarri një pjesë e malit prej disa hektarësh dhe një pjesë hamullore prej rreth 10 hektarësh.

Njësitë policore, eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zjarri është shuar nga njësitë e zjarrfikësve me ndihmën e disa banorëve.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat